Disidenti
Lajme

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së: Lufta ndaj kriminelëve të tillë, është pastrim për tokën!

0Shares

Që nga e diela, presidenti i Serbisë po mundohet çdo ditë në dalje publike që të kamufllojë sulmin terrorist në Kosovë, gjoja se nuk ka ndonjë lidhje direkte me këtë sulm.

Madje duke prezantuar fotografi kinse për ta binidur opinionin publik, ai mes tjerash ka treguar edhe disa fotografi ku shihet edhe një nga pjesëtarët e grupit “Kumanova”, ish-luftëtarin e UÇK-së, Beg Rizaj, e duke ndërlidhur rastin e tij me rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ky është Beg Rizaj, njëri nga terroristët e vrarë dhe ky është monumenti që i është ngritur në Deçanin e famshëm. Ramush Haradinaj e viziton monumentin dhe vendos qirinj. Kaq për parimet e tyre, për të ardhmen evropiane dhe gjithçka tjetër”, kishte deklaruar Vuçiqi.

Kësaj deklarate i ka reaguar ashpër vëllai i Beg Rizajt, Ramizi, i cili presidentin aktual të serbisë e ka quajtur si djal të Millosheviçit, derisa luftën ndaj sojit të tyre e ka quajtur detyrë.

Reagimi i tij i plotë:

Të luftoshë kundër qafirave shkije, si Millosheviç me ushtri, e me pas djali i tij Vucic, e të tjerët si ta, është detyre. Dhe nuk përben gjë tjetër vecse , përgjigje ndaj urdhërit të Zotit, për vendosjen e drejtësisë, mbrojtjën e nderit, gjakut dhe pasurise se shqiptareve në keto troje. Pra, lufta ndaj kriminelëve të tillë, të mjerë e të tërbuar, është pastrim për tokën!!

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net