Disidenti
Lajme

Haradinaj godet Kurtin: Albini e ka përcjellë luftën prej Prishtine, lehtë është me çu dikond në luftë

0Shares

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për Policinë e Kosovës, që u sulmua të dielën nga terroristët serbë, që vranë rreshterin policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Teksa ka folur për pushtetin dhe Kurtin, Haradinaj tha se shumica prej tyre nuk e kanë njohur heroin Bunjaku dhe policët e tjerë, të cilët shtoi se i ka pasur edhe bashkëluftëtarë.

Haradinaj po ashtu e goditi edhe Kurtin pak, duke thënë se ai luftën e fundit në Kosovë e kishte përcjellë nga Prishtina, duke i çuar selam se “lehtë është me çu dikë në luftë’.

“Lehtë është për ta me çu dikond në luftë. Shumica prej tyre s’e kanë njoftë Afrim Bunjakun. Ndryshe është me çu dikond. Prej ku e ka përcjellë Albini luftën, prej Prishtine. Shumica e policëve janë bashkëluftëtarë të mi. Prandaj çdo qytetar duhet me i shërby vendit deri në vdekje. Ndërsa sjellja e Kurtit nuk është e mirë ndaj Policisë…”, tha Haradinaj në T7, përcjellë Sinjali.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net