Për të gjithë aplikuesit që kishin termin para janarit 2021 pritet të merret një vendim. Po merret në konsideratë një mënyre e re për të aplikuar, që të shkurtohet koha e pritjes për vizë.
Në uebsajt sqarohet se ambasada gjermane në Prishtinë është në pritje të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike.
Ashtu siç është njoftuar, në dhjetor 2020 janë anuluar terminët që ishin bërë nga shtatori 2017 e deri të termini i fundit i bërë 13 mars 2020, periudhë kohore kjo ku disa mijëra kosovarë kanë aplikuar për vizë të punës, për t’u punësuar si krah pune në Gjermani.
Javën e kaluar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka njoftuar se në verë do të vjen stafi i ri nga Berlini/Gjermania (do ketë të angazhuar më shumë se 6 staf të ri gjerman, dhe po aq nga Kosova).që nënkupton nënkupton kohën e nisjes së dhënies së vizave në këtë ambasadë.