Disidenti
Lajme

“Gruaja e tij është diagnostifikua ….”, zbulohet arsyeja e dorëheqjes së Mehajt nga pozita e ministrit

0Shares

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit së Mbrojtjes.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ministri, Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu, për Dukagjini.

Armend Mehaj të martën ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes.

Ejup Maqedonci e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, të martën gjatë një ceremonie të dorëzim-pranimit.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net