Disidenti
Lajme

Zyrtari i lartë i PDK’së me teori për krizën në Veri: Është skenar i përbashkët Kurti-Vuçiq

0Shares

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi ka thënë se situata e krijuar në veri të Kosovës është skenar i përbashkët i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Albin Kurti është duke e realizuar në terren skenarin e përbashkët me Aleksandër Vuçiqin, të arritur më 18 Mars në Ohër. Skenarët janë të qartë: Vendosja në terren e Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”, tha ai.

Tutje, Gjoshi tha se Kurti i ka dhënë sot një fuqi të madhe Vuçiqit në mediat ndërkombetare.

“Ka disa ditë që nëpër Serbi protestohet kundër presidentit, Aleksandër Vuçiq. Por, sot, Albin Kurti ia ka dhënë një fuqi të madhe qëndrimi në pushtet, Vuçiqit, që në mediet më prestigjioze ndërkombëtare, New York Times (gazetë amerikane), ai është një Gangster”, ka shkruar Gjoshi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net