Skuadra e Romës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Paulo Fonseca.
Trajneri më i ri i Romës do të jetë Jose Mourinho, shkruan IndeksOnline
Lajmin e kanë bërë të ditur vet romakët përmes rrjeteve sociale.
“AS Roma ka kënaqësinë të ju njoftoj se Jose Mourinho do të jetë trajneri i skuadrës nga sezoni 2021/22”, thuhet në komunikatën e klubit.
Kujtojmë që Jose Mourinho së fundi u shkarkua nga skuadra e Premierligës, Tottenham Hotspur./IndeksOnline/