Disidenti
Lajme

Haradinaj bën thirrje që të shtyhen zgjedhjet në Veri: Mbajtja e tyre në stacione policore, humbje për Kosovën

0Shares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës shtyrjen e zgjedhjeve në Veri.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se gjendja atje duhet të merret parasysh nga institucionet e Kosovës.

“Nuk e shoh se cili është interesi ynë me vazhdu me e mbajt Policinë e Kosovës në situatën çfarë janë atje dhe me harru që kemi përgjegjësi për gjendjen atje. I bëj thirrje qeverisë, presidencës, institucioneve të vendit, ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur më këtë situatë. Cili kish pasë me qenë ai vendim? Unë besoj shumë shtyrja e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se shtetit të Kosovës nuk do ti bënte nder mbajtja e zgjedhjeve nëpër stacione policore.

Sipas tij, kjo do të sillte pasoja për Kosovën.

“Cilat kishin pasë me qenë këto pasoja? Në rast se Kosova qëndron në vendimin e vet që është kushtetues dhe ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve, do të vije dita e zgjedhjeve dhe qytetarët e veriut do të shkojnë me votu në stacione policore. Ju lutem duhet ti bëjmë analizë kësaj situate, a është në interesin tonë që të arrijmë të kjo ditë, çka do të fitojmë në këtë ditë? Nuk besoj se ne duhet ta heshtin këtë gjendje. Ma mirë me pranu një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër, se sa një humbje të plotë ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net