Disidenti
Lajme

Supremja: Grabovci si deputet s’ka mundur të punësonte njerëz

0Shares

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, sërish do të ulet në bankën e të akuzuarit.

Rreth një vit pasi Apeli i pati dënuar Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin, për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, në aferën e njohur si “Pronto” Supremja e ka anuluar këtë vendim dhe lënda është kthyer në rigjykim.

Në vendimin e Supremes të siguruar nga KOHA, ky institucion ka aprovuar kërkesat e të akuzuarve për mbrojtjen e ligjshmërisë duke e kthyer në rigjykim rastin.

Vendimi është marrë më 19 prill. Trupi gjykues, sipas aktgjykimit, përbëhet nga gjyqtarët Mejreme Memaj, Agim Maliqi dhe Rasim Rasimi.

Sipas Supremes, Gjykata e Apelit ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Kolegji i gjyqtarëve nuk është pajtuar me Apelin sa i përket vlerësimit të përgjimeve.

“Gjykata Supreme e Kosovës nuk pajtohet me qëndrimin e gjykatës së shkallës së dytë përkitazi me arsyetimin për mundësinë e përdorimit të përgjimeve, gjegjësisht transportimin e tyre përkundër faktit se i dënuari nuk është njoftuar për përgjimet e zhvilluara ndaj tij dhe eventualisht i është pamundësuar ankesa për shkatërrimin e tyre dhe pastaj përdorimi në një rast tjetër”, thuhet në vendim.

Supremja ka kontestuar edhe faktin nëse Grabovci nga pozicioni i tij si deputet ka mundur të bënte keqpërdorim të detyrave zyrtare që janë kompetencë e Qeverisë.

“Adem Grabovci – person i zgjedhur përmes procesit zgjedhor, pra ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, kurse specifikisht të drejtat dhe autorizimet e tij ishin të rregulluara me dispozitat kushtetuese dhe nenin 13 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e deputetit, e cila dispozitë nuk shpërfaq asnjë kompetencë që një person zyrtar – deputet të parashtrojë çfarëdo kërkese tek institucionet ekzekutive për të krijuar privilegj në raport me ndonjë person apo grup personash”, thuhet më tej aty.

Adem Grabovci ishte liruar prej akuzës nga shkalla e parë, por Apeli i pati shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 vjetëve. Grabovcit i është hequr edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht. Përveç Grabovcit, për aferën e punësimeve ishin dënuar edhe Ilhami e Sadat Gashi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net