Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq për aneksin për të cilin u dakorduan në Ohër të Maqedonisë se Veriut u diskutua sonte në RKT me kryetarin e Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.
Limaj tha se kjo është vazhdimësi e asaj që ndodhi në Bruksel në shkurt, pra pranimi i planit frankogjerman. “Kjo në Ohër ka qenë më shumë diskutim për implementimin e asaj që ka ndodhur në Bruksel, pra nuk kishte asgjë befasuese pas asaj që ka ndodhur atje” .