Disidenti
Lajme Showbizi

Avulloi stolitë në vlerë të 70 mijë eurove, bie në pranga i dyshuari për vjedhjen në banesën e Afërdita Paqaradës

0Shares

Banesa e ish-Miss Kosova, Afërdita Paqarada, javë më parë ishte cak i hajnave. Një person që kishte hyrë brenda banesës në rrugën ‘Gazmend Zajmi’, dyshohet se vodhi stoli ari e bizhuteri të tjera në vlerë të 70 mijë eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga fundi i muajit janar, kur edhe u denoncua rasti në organet e rendit, njësitë policore kishin kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kishin marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se është arritur që të identifikohet personi i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar.

Policia bashkë me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e 38-vjeçarit në fshatin Mazgit të Obiliqit, ndërkohë që është sekuestruar edhe vetura e tij.

I dyshuari është shoqëruar në stacion ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Ndryshe ish-opinionistja e formatit televiziv Big Brother Vip Kosova, ka folur edhe vetë lidhur me vjedhjen, teksa ka bërë me dije se rasti ka ndodhur në ‘prime-in’ e fundit që mori pjeë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Santiana Maloku tha se falë 5 vakte të namazit, tregon kur e ka në plan të mbulohet!

Disidenti.net