Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar sot në Bruksel me Emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Lajmin e ka bërë të ditur Lajçak në llogarinë e tij në Twitter, gjersa ka njoftuar se është biseduar edhe për çështjen e dialogut.
“Diskutim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, gjendjen dhe rrugën përpara”, shkroi Lajçak.