Disidenti
Lajme

VIDEO/ Grushta dhe karrige kokës në qendrën e numërimit të votave në Tiranë

0Shares

Një përplasje e dhunshme fizike është shënuar në orët e mbrëmjes në ambientet e numërimit të votave në shkollën 1 Maji në Tiranë.

Konflikti midis palëve në këtë KZAZ, ka qenë i dhunshëm dhe është zhvilluar në sy të kandidates për deputetë të Partisë Demokratike, Oriola Pampuri.

Sherri fillimisht ka nisur në formën debatit, por më pas janë goditur me njëri-tjetrin me grushta, shkelma dhe më pas kanë përdorur dhe karriget.

Brenda kësaj KZAZ, ka qenë edhe policia por që e ka pasur të pamundur të ndalojë konfliktin.

Ndërkohë që dhuna ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të shkollës 1 Maji.

Policia ka shoqëruar 5 persona, ku njëri prej tyre ka goditur edhe makinën e policisë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net