Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar reagimet e opozitës pas zhvillimeve të fundit në veri.
Ai në rrjetin e tij social Facebook bëri një shkrim ironizuess, duke e ilustruar atë me një ndeshje futbolli, ku kapiten i Kosovës është Kurti, ndërsa kapiten i Serbisë është Vuçiqi.
“Sa herë që ekipi i Sërbisë po ka ndonjë shansë të mirë ose edhe po shënon ndonjë goll kundër Kosovës, banka e rezervistëve të Kosovës dhe mbështetësit e tyne të vendosun në tribunat e tifozëve të Kosovës, po shashtrisen prej gëzimit dhe po bajnë tifo për Vuçiq-in e kundër Kurtit”, shkroi ndër të tjera Gashi.
Ai në fund i dërgoi një mesazh opozitës: “o njerëz, kuptojeni se kjo sjellje nuk është normale!”
ndeshje futbolli mes kosovës dhe sërbisë. kapiten i kosovës është albin kurti, kurse i sërbisë aleksandar vučić. në bankën e rezervistëve të kosovës janë përfaqësuesit e partive politike opozitare të kosovës, ndërsa në tribunat e tifozëve të kosovës janë vendosë edhe mbështetësit e partive politike opozitare, përfshi ‘gazetarët’ e ‘analistët’ e tyne.
sa herë që ekipi i sërbisë po ka ndonjë shansë të mirë ose edhe po shënon ndonjë goll kundër kosovës, banka e rezervistëve të kosovës dhe mbështetësit e tyne të vendosun në tribunat e tifozëve të kosovës, po shashtrisen prej gëzimit dhe po bajnë tifo për vučić-in e kundër kurtit. e kur ekipi i kosovës po ka ndonjë shansë të mirë dhe po shënon goll kundër sërbisë, këta tipa po heshtin e po bijnë në depresion.
o njerëz, kuptojeni se kjo sjellje nuk është normale!