Mërgimtari Shëndrit Ahmeti, nga fshati Lluçan i Bujanocit, ka humbur jetën në një aksident tragjik derisa po vinte nga Gjermania për në vendlindje. Ky lajm ka pikëlluar familjen të cilët kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit, ku do t’i jepet lamtumira e fundit Shëndritit, raporton Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhelal Jakupi, i cili tha se varrimi do të bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e fshatit Lluçan.
Automjeti me të cilin po vinte Ahmeti nga Gjermania, u godit nga një rimorkio në afërsi të vendit të quajtur Aleksinovac, ndërsa raportohet se vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ahmeti në Gjermani ishte futbollist i klubit gjerman TSV 1860 Munich, ku për vdekjen e tij ka reaguar edhe klubi.
““Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit.