Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se me lirimin e Dejan Pantiqit, qeveria e Kurtit ka dështuar.
Madje, ai thotë se “sot Xhelal Sveçla duhet të jap dorëheqje sepse ka dështuar ta sjell Pantiqin para organeve te drejtësisë”.
Postimi në Facebook:
Qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri të Kosovës dhe për 19 ditë nuk qe e aftë ta vë para drejtësisë policin Pantiq, por e lëshoi sot në arrest shtëpiak.
Lirimi i Pantiqit duket se është bërë me marrëvshjen e Qeverisë me grupet kriminale serbe. Pantiq lirohet serbët heqin barrikadat.
Kjo do të thotë nënshtrim i Qeverisë Kurti para grupeve kriminale.
Sot Xhelal Sveçla duhet të jap dorëheqje sepse ka dështuar ta sjell Pantiqin para organeve te drejtësisë.
Veprimet e kësaj qeverie janë veprime të pamatura dhe ad-hoc, që po i bëjn dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës.