Disidenti
Lajme

Vizat për Kosovën, deputetja gjermane i reagon kryediplomatit: Fjalët s’mjaftojnë, flisni direkt me Francën dhe Holandën

0Shares

Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar pas deklaratave të kryediplomatit gjerman, Heiko Maas, të bëra gjatë vizitës në Prishtinë, rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Alt ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, dhe se fjalët nuk janë më të mjaftueshme. Ajo ka thënë se Gjermania duhet të insistojë në biseda të drejtpërdrejta me Francën dhe Holandën për këtë çështje.

 

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar. Fjalët nuk janë më të mjaftueshme këtu. Gjermania duhet të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me Francën dhe Holandën”, ka thënë Alt, pasi Maas në Prishtinë ka deklaruar se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave.

Derisa për qëndrimin rreth lëvizjes së kufijve, Alt ka thënë se është një sinjal i duhur.

“Sinjal i duhur nga Maas. Rreziku nga lëvizjet e kufijve duhet të diskutohet hapur”, ka shtuar ajo.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net