Disidenti
Lajme

Zemaj: Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim

0Shares

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar rikthimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë. Zemaj në një postim në Facebook ka thënë se “qasja nuk po ndryshon dhe dështimi e degradimi po vazhdon”.

“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!’, ka shkruar zemaj në Facebook.

Arben Vitia është emëruar sërish ministër i Shëndetësisë, duke e zëvendësuar Rifat Latifin që ishte dorëhequr më tepër se dy muaj më parë. Për Vitinë është hera e tretë që merr postin e ministrit të Shëndetësisë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net