Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin e Arsimit, kanë shpërndarë dhurata ne insitucionin para shkollor “Nëna Zahide, qe eshte pjese e shkolles “Shaban Jashari”, në Skenderaj për nxënësit me rastin e festave të fundvitit, raporton Paparaci.
Megjithatë dhuratat që i kanë shpërndarë janë prodhime të një kompanie serbe. Fjala është për kompaninë “Pioneri”.
“Shpërndarja e dhuratave në prag të festave të fundvitit, në prag të festës së Vitit të Ri nga kryetari i Komunës se Skenderaj, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, për të gjithë fëmijet e institucionit parashkollor ‘Nëna Zahide”‘ dhe nxënësit e klasës së bashkëngjitur në Shkollën ‘Shaban Jashari’ në qytet”, thuhej në njoftimin e Komunës të postuar të premten në Facebook, i cili më vonë është fshirë.
Nëna Zahide është e komandantit, Adem Jashari dhe bashkeshorja e Shaban Jasharit.
Skandali i Komunës se udhëhequr nga Fadil Nura, peshon shumë rëndë kur dihet se ku janë shpërndare dhuratat – në insitucionin që mbanë emrin e nënës së komandantit që dha gjithcka për lirinë e Kosovës./Paparaci.com/