Disidenti
Lajme

Hykmete Bajrami mbron listën skandaloze të top 50 përfituesve nga milionat e buxhetit, ia përmend tytat Hekuran Muratit

0Shares

Ish ministrja e Financave në qeverinë Hoti, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur ministrit aktual Financave, Hekuran Muratit në reagimin e tij në lidhje me listën e top 50 bizneseve përfituese nga buxheti i shtetit gjatë pandemisë.

Bajrami me anë të një statusi në Facebook, ka shkruar se shpërndarja e 60 milion eurove vitin e kaluar, ka qenë masa më transparente, dhe më efikase që sipas saj e ka ndihmuar shumë sektorin privat.

Ajo i është drejtuar Muratit, duke i thënë që LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë, por si kontribuuesit e vetëm të zhvillimit ekonomik, shkruan Syri.net Kosova.

“Pasi neglizhoj pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, ministri Murati paska kthyer tytat kah punëdhënësit/tatim paguesit më të mëdhenjë të vendit Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mos vazhdimin e shtesave pensionistëve dhe famijleve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshmë të përfituesëve nga programi i rimëkëmbjes ekonomik të qeverisë së kaluar. Minister, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. LDK i sheh bizneset si kontribuseit e vetëm të zhvillimit ekonomik, gjenerues të punësimit, burim i të hyrave të buxhetit dhe sektori në të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi”, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje ka arsyetuar edhe shpërndarjen e kësaj shume kundrejt bizneseve private.

“Minister, 60 milion euro janë ndarë për bizneset private, me kriterin për kokë të puntorit. Nga kjo masë kanë përfitu 206,852 punëtorë dhe 36,679 biznese. Në vitin 2021 kemi ndarë edhe 6.4 milion euro të tjera për 22,222 mijë të vetëpunësuar.  Këto të dhëna i ka BE, i kanë të gjithë, transparenca ka qënë e plotë. Kjo që publikuat sot nuk është asnjë risi për publikun, përkundrazi është kërcenim për sektorin privat, (shih reagimet e bizneseve). LDK-së nuk i pengojnë bizneset e mëdha, ne gjithëmonë do të bëjmë përpjekje që seicili biznes i vogël të rritet dhe të punësoj aq sa punësojnë sot top 50 bizneset që i keni publikuar në llogarinë tuaj në fcb”, shton tutje Bajrami.

Për më shumë shihni të plotë shkrimin e saj:

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net