Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Rakosh të komunës së Istogut. Si pasojë e vetëaksidentit, ne vendin e ngjarjes janë krijuar momente dramatike.
Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata të cilët e kanë shpëtuar pasagjerin që ishte bllokuar në veturën e tipit BMW në momentin e aksidentit. Kalimtarët e kanë thyer xhamin e veturës në të cilën ishte ngujuar pasagjeri, duke i mundësuar atij që, fatmirësisht, të shpëtojë i gjallë nga i gjithë aksidenti.
Janë të paqarta ende arsyet që çuan në një aksident të tillë.
Lexues të Nacionales kanë sjellë pamje nga momentet dramatike.