Disidenti
Lajme

“Para se me mbyt është rrahur deri në alivanosja”- detaje të reja për vdekjen misterioze të Artan Zymberit

0Shares

Para se me mbyt është rrahur deri ne alivanosje. Pastaj i kanë djeg gjurmët duke e djegur shtratin. Dhe e kanë mbyllur derën e qelis”, kështu po deklarohet një familjar i afërt i kosovarit që po dyshohet se është vrarë në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi.

Një vdekje misterioze. Institucionet nuk po përgjigjen. E përgjigje nuk ka as babi i Artanit, Safet Zymberi. Ai nuk po pranon të flas për Gazetën Insajderi nga mërzia. Por në vend të tij foli një i afërt i tij.

Familjarëve nuk po iu dorëzohet trupi i Artan Zymberit

Ky familjar (emër i njohur për redaksinë), tha se Artani është vrarë në burg dhe trupi i tij nuk po lejohet të merret nga autoritete serbe për shkak se duan t’i fshehin faktet e vrasës së tij.

Ai thotë se familjarët kanë kërkuar që trupu të dërgohet në Norvegji për t’i bërë autopsia.

Serbia nuk po lejon trupin me dergu në Norvegji për obduksion. Sepse po duan me i mshef faktet”, deklaroi familjari.

Sipas tij, familjarët po dyshojnë se djali i tyre është vrarë për shkak se është shqiptar dhe se ai ka disa tatuazhe në trupin e tij

Ne të dy anët e krahëve ka shqiponjën dhe Skënderbeun. E Adem Jasharin n’gjoks”, tha ky familjar.

Institucionet e Kosovës heshtin

Gazeta Insadjeri ka pritur gjatë ditës një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me rastin por nuk kanë pranuar të përgjigjen edhe pse ata kanë informacione.

Kështu i ka thënë Insajderit, Shefi Zyrës Ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Jetish Jashari pasi që nuk i është lejuar nga MPJ t’i publikoj informacionet.

Të gjitha detajet për këtë rast i kam dërguar tek MPJ dhe pyteni ata pasi që ne nuk kemi te drejt me fol për media”, tha ai.

Por, MPJ nuk ka përgjigje

Çfarë ka ndodhi natën kur ka vdekur Artan Zymberi në burg?

Me 22 nëntor, në burgun “Sremska Mitrovicë” rreth mesnatës ka shpërthyer një zjarrë. Siç raportojnë mediat serbe, zjarri ka rënë në katin përdhese të pavijonit disiplinor të Shërbimit Korrektues.

Gazeta Insajderi nga familjarë të viktimës ka mësuar se pikërisht në këtë burg ku ka shpërthyer zjarri ka qenë i vendosu edhe kosovari me shtetësi norvegjeze, Artan Zymberi.

Ka vdekur te njëjtën dite kur është përfshi nga zjarri bugu edhe ky ka qenë në të njëjtin pavijon”, tha ky burim.

Dyshimet për vdekjen e tij në natën kur burgu është përfshirë nga zjarri e ka thënë edhe axha i të ndjerit.

Nexhat Zymberaj ka thënë se nuk e din nëse ka qenë edhe djali i tyre i përfshirë në këtë rast, por ka dyshime.

Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje”, tha ai për Periskopin.

Gazeta Insajderi ka kërkuar një sqarim nga Ministria e Drejtësisë në Serbi por nuk kanë kthyer përgjigje. Po ashtu përgjigje nuk ka kthyer as Ministria e Jashtme e Norvegjisë.

Mediat serbe nuk raportuan për vdekjen e kosovarit por vetëm për zjarrin

Mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e një kosovar brenda burgut në Serbi. Të vetmin raportim lidhur me bugun ku po dyshohet se ka vdekur Artan Zymberi e kanë me datën 22 nëntor.

Mediat shkruajnë se në mesnatën e 22 nëntorit ka shpërthyer një zjarr brenda institucionit të Shërbimit Korrektues, konkretisht në një dhomë të burgosurve brenda burgut të Sremit. Këtë e kanë quajtur një incident të vogël pa viktima e pa të lënduar.

Siç raportojnë mediat atje, mbikëqyrësi kujdestar i burgut në orën 23:20 ka lajmëruar zjarrfikësin dhe ka raportuar se ka rënë zjarr në katin përdhes të njërit prej pavijoneve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë pasi janë thirrur, por në momentin që kanë mbërritur, rojet e burgut vec kanë arritur të shuajnë zjarrin. Nga zjarri nuk ka të lënduar dhe dy të dënuarit nga ajo dhomë janë transportuar për masa paraprake në spitalin e qytetit. Gjithsej gjashtë zjarrfikës të cilët kanë arritur në Institucionin Korrektues Sremska Mitrovica me një automjet kanë kryer kontrollin e vendit të zjarrit. Mesa duket nga zjarri janë djegur disa dyshekë. Nuk dihet ende se si ka rënë zjarri, por do të përcaktohet nga një hetim i detajuar”, shkruan nportal.rs.

Si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?

Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi i tregoi Periskopit se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.

Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor, shkruan Periskopi.

I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”

I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatuazh, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së./ Insajderi

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net