Disidenti
Uncategorized

Provimet, faktori i dytë pas pandemisë në shtimin e stresit te nxënësit

0Shares
Altiana Zogaj/ CBC

Stresi është një ndjenjë e tensionit emocional ose fizik. Mund të vijë nga çdo ngjarje ose mendim që ju bën të ndiheni të irrituar, të zemëruar ose nervoz. Stresi është reagimi i trupit tuaj ndaj një sfide ose kërkese.

Në ‘’shpërthime’’ të shkurtra, stresi mund të jetë pozitiv, të tilla kur ju ndihmon të shmangni rrezikun ose të përmbushni një afat të caktuar.

Stresi prek shumë njerëz çdo ditë. Jeta është plot me ngarkesa, afate, zhgënjime dhe kërkesa të ndryshme, ndërsa kur jemi te pjesa e afateve, kjo shpeshherë lidhet me periudhën më stresuese të studentëve, e që është periudha e provimeve.

‘’Së pari stresi definohet si reagim i personit ndaj paaftësisë së tij për të përballuar ngjarje apo situata të tensionura. E dimë që shkolla ka angazhime  dhe detyra të cilat shpesh nxënësit i përjetojnë me ngarkesa mendore, në veçanti koha e testeve’’, tha Alketa Mehmetaj, profesoreshë e psikologjisë në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

Sipas saj, stresi apo shqetësimi kur nxënësit do përfshihen në test, përjetohet me ndenja tensioni, nervozizmi, pasigurie, ndjesi dobësie, brengosje, frikë të cilat do të ndikojnë negativisht në performancën e në suksesin e tyre. Sipas disa studimeve, testet, detyrat e shtëpisë për nxënësit dhe studentët janë faktorët më stresues në jetën e tyre.

Sipas studimeve nga WEBMD, Better information, Better health, 75% deri në 90% të të gjitha vizitave në zyrën e mjekut janë për sëmundje dhe ankesa të lidhura me stresin.

Sipas psikologes Mehmetaj në fakt një dozë stresi mund të na ndihmojë  si nxitje për angazhim, por nëse përjetohet vazhdimisht apo nxënësi përjeton vështirësi ne funksionimin e tij dhe angazhimet e tij të përditshme si akademike apo sociale, pra rënie në mësim, i bllokuar, ndjesi të dhimbjes së kontrollit, shqetësim i tepruar, atëherë vërehen shenja se ky stres po ndikon në shëndetin mendor apo si rrezik për sëmundje mendore.

Janë disa simptoma që një person mund të vërej se vuan nga stresi dhe sipas psikologes ato janë:

  • bllokim i vetëbesimit
  • brengosje se e kanë harruar gjithë lëndën e mësuar
  • ndjesi sikur nuk kanë punuar majftueshëm
  • ndjesi sikur do të dështojnë
  • vështirësi në koncentrim
  • vetëvlerësim i ulët
  • neglizhencë, harresë, mund të ndodh edhe dëmtim i vetëvetes apo mendime për vetëvrasëse
  • Shenja fizike: ndjenjë të ftohtë (zbehen) , shpesh çrregullime në sistemin e tretjes, lodhje
  • Performancë e mirë në klasë por dështim në test ( zakonisht te nxënësit që janë aktiv në klasë).

Ndërsa ndonjëherë ndikim të madh mund të kenë edhe mësimdhënësit, diskutimi me ta, paqartësitë mbi vlerësimin e marrë dhe çkado tjetër që lidhet në atë kontekst.

‘’Mësimdhënësit ndikojnë në njëfarë mase në stresin që nxënësit përjetojnë, sidomos te lëndët dhe mësimdhënësit të cilët ata i përceptojnë si të vështirë. Për nxënësit, mësuesi është autoriteti edhe kjo e shton ndjesinë e presionit, brengosjes, ankthit e përgjegjesisë, sidomos gjatë kohës së vlerësimeve në periudha 1,2,3 sipas kurikules së re, kjo vlen për shkollat e mesme kur mësimdhënësit nuk koordinohen për orët e testeve dhe nxënësit kanë 2-3 teste në ditë’’ shtoi Mehmetaj.

Ndërsa pjesa tjetër e ditës jashtë mësimit për shumë të rinj është shtëpia, kjo bën që një kohë e konsiderueshme të kalohet me prindërit apo familjarët e tjerë.

‘’ Prindërit është e rëndësishme të jenë të informuar kur fëmijët e tyre kanë teste, të jenë inkurajues, të jenë të interesuar dhe bashkëpunes e faktorë ndihmues e motivues për fëmijët e tyre, sepse varet dhe nga personaliteti i fëmijës, dinamika e familjes dhe stili i prindërve, por të mos iu bëjnë presion, të mos ju caktojnë kritere dhe pritshmëri të larta sepse atëherë ka gjasa që nxënës të ndryshëm e përjetjojnë edhe më furishëm stresin’’ tha psikologia Mehmetaj.

Profesoresha e psikologjisë, gjithashtu tha se përgatitja jo e mirë çon në stres të lartë. Sipas saj ky është një prej faktorëve më të shpeshtë që ju jep më shumë stres studentëve, por jo gjithmonë, sepse ka studentë të cilët edhe nuk angazhohen në mësim edhe nuk përjetojnë aq stres, por ka të tillë që edhe më shpesh ndodh te studentët të cilët kanë mësuar dhe janë përgatitur, por përjetojnë ndjesi sikur nuk kanë mësuar mjaftueshëm, bllokim i vetëbesimit sikur do të dështojnë, frikë nga nota të ulëta, siklet gjatë testimit, përjetim sikur do kenë përvoja të tilla edhe në të ardhmen etj.

Duke e ditur që pandemia ka lënë pasoja të mëdha në shoqëri, një nga ato është edhe pasoja në shëndetin mental.

‘’Në përgjithësi për të gjithë, kjo pandemi ka ndikuar në ndryshim të stilit të jetesës, përjetim të rrethanave me më shumë stres, pasiguri, ankth se çfarë do të ndodh më pastaj… Vëzhgoj te nxënësit që kanë humbje të ndjesisë së kontrollit, humbje të interesave të përgjthshme në aktivitete të kënaqshme, humbje të motivimit, dhe sukses të ulët në mësime’’, tha ajo.

Ajo tha se periudha pas pandemisë do të jetë shumë sfiduese, duke e ditur që ndjenjat negative do të ndikojnë shumë te të rinjtë. Njëkohësisht mund të shfaqen edhe çrregullime tek ta të tilla si ankthi, depresioni, sulme paniku dhe fobi sociale, duke qenë se më shumë kjo periudhë i ka mbajtur brenda ata.

Kurse për pjesën se si ka qenë përvoja me nxënësit e saj, ajo tha se ka pasur disa raste kur ata kanë përjetuar stres të lartë, dhe ndjenja sikur do të dështojnë në test, ose s’do t’i arrijnë pritshmëritë e tyre, e sidomos pritshmëritë e prindërve, ku sipas saj, shumica kanë presion nga ata që të kenë rezultate të larta.

‘’Për të parandaluar këto ndjenja negative te nxënësit kam një bashkëpunim me ta, i parapërgatis se çfarë të mësojnë apo ku të fokusohen, zhvilloj përforcim për materialin që do ta kenë në test, gjithashtu edhe shpesh i kam mësuar teknika të relaksimit dhe mënyrës si të mësojnë më mirë me kuptim, në mënyrë aktive.’’ shtoi psikologia.

Në anën tjetër, për të mësimi online është një mënyrë e mirë e mosshkëputjes totale nga angazhimet akademike, por jo aq e efektshme dhe rezultatdhënëse në përvetësimin e njohurive akademike. Sipas saj kjo ndodh se qe një vit jemi të përfshirë në këtë përvojë, e cila nuk të jep ndjesinë e realitetit të ndërveprimit që ne japim diçka dhe marrim përgjigje apo rezultat.

Psikologia potencoi edhe faktin se nxënësit shpesh nuk paraqiten në orë mësimore online, dhe se mënyra e vlerësimit është sfiduese.

Kujdes: Tregu i Kosovës i mbushur me para false, dy banka dorëzojnë qindra 2-she, 100-she e 50-she të falsifikuara

Disidenti.net

Ekskluzive: Policia bastis shtëpinë e Princ Dobroshit në Pejë, bosit të drogës që njihet si ‘Peshkaqeni’

Disidenti.net

“Ajo ndihmoi në të gjitha situatat”, vendi ku punonte Liridona hap llogari bankare, paratë shkojnë për familjen

Disidenti.net