Disidenti
Lajme

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat

0Shares
Ish-zëvendësministri Jusuf Thaçi ka reaguar pasi policia sot shkoi në redaksinë e Insajderit për të intervistuar drejtorin Parim Olluri dhe më pas të njëjtin e kishin ftuar të paraqitet edhe në stacionin policor, shkaku i thirrjes së ministrit Arben Vitia mbrëmë për prokurorinë që të fillojnë hetimet për publikimin e hulumtimit për vaksinat nga gazeta online “Insajderi”, raporton Gazeta Express.

Thaçi ka shkruar se qeveria e prokuroria duhet të mbajnë duart larg nga mediat dhe përgjegjësit për informatat e publikuara nga Insajderi t’i kërkojnë në institucione.

“Qeveria e prokuroria duart larg nga mediat!Nëse media dhe gazetarët kanë nxjerrë dhe publikuar informata e dokumente konfidenciale, atëherë përgjegjësit për këtë le t’i kërkojnë në institucione, jo në media, sepse për mediat nuk ekziston detyrimi për konfidencialitet në këto raste”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se qeveria dhe prokuroria nuk kanë punë me mediat dhe gazetarët përderisa ata bëjnë punën e tyre që lidhet me informimin e publikut.

“Nëse media dhe gazetarët kanë shpifur, atëherë ekziston mundësua për padi civile për shpifje. Prandaj, qeveria dhe prokuroria nuk kanë punë me mediat dhe gazetarët asnjëherë për rastet kur mediat dhe gazetarët janë duke e bërë punën e tyre që lidhet me informimin e publikut”, ka shkruar ai./Express/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net