Disidenti
Lajme

Reagon Abdixhiku: 1 muaj qeverisje 293 kosovarë të vdekur e 0 vaksina, kërcënimi nuk është punë

0Shares

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas një hulumtimi të publikuar dje rreth procesit të sigurimit të vaksinave.

Abdixhiku ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

Ai është shprehur se e vërteta është interesi i vetëm i publikut.

Abdixhiku tutje ka shkruar se me Qeverinë Kurti po sheh shumë pak punë, e më shumë fjalë e arsyetime.

Reagimi i plotë:

Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.

Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.
1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur.
0 vaksina.
Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net