Ajo ka kohë që poston fotografi mjaft joshëse në llogarinë e saj Instagram.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi me një fustan të zi të shkurtër.
Për policen kosovare ka shkruar edhe revista britanike Express.co.uk. Aty thuhet se mijëra njerëz e kanë shpërndarë fotografinë e Linda Aliut e cila po e shijon punën e saj të ëndrrave si police.
Fotografia e Lindës me uniformën e policisë ka bërë që në rrjetet sociale t’i dërgohen asaj oferta nga sallone bukurie dhe parukerie që të merret si model bukurie.
Aliu numëron mbi 85 mijë ndjekës në Instagram.