Disidenti
Lajme

69 për qind e të rinjve kosovarë jetojnë me prindërit

0Shares

Deri në cilën moshë njerëzit jetojnë me prindërit e tyre mund të varet nga shumë faktorë. Ekonomia, kultura e feja luajnë rol të rëndësishëm në këtë. Sipas një harte të publikuar nga “Landgeist”, kosovarët janë ndër popujt me përqindjen më të lartë në të cilën të rinjtë jetojnë me prindërit.

“Landgeist” është një uebfaqe që mbledh dhe analizon statistikat nga shtete të ndryshme në gjithë botën. Sipas të dhënave që ka marrë nga “Eurostati” në shumicën e vendeve nga viti 2020, kjo uebfaqe ka përpiluar listën e popujve evropianë se sa jetojnë të rinjtë, në moshën 25-29-vjeçare, me prindërit e tyre.

Në Kosovë, sipas të dhënave të vitit 2018, 69 për qind e kësaj grupmoshe jetojnë me prindërit. Ballkani qëndron si rajon me përqindjen më të lartë. Shumica e shteteve të rajonit kanë përqindjen më të lartë se Kosova. Kroacia me 80 për qind është lider evropian.

Për dallim nga Ballkani, janë shtetet skandinave që janë zona me përqindjen më të ulët. Vetëm katër për qind e danezëve, të moshave 25-29-vjeçare, jetojnë me prindërit e tyre, si vendi me përqindjen më të ulët.

Ndërkaq, në hartë më të madhe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë rreth 16.7 për qind e 25-34-vjeçarëve që jetojnë me prindërit e tyre.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net