Disidenti
Lajme

Lideri i ushtrisë çeçene në mes kufomave i dërgon mesazh SHBA-së, ja çfarë thotë ai (VIDEO)

0Shares

Çeçenët po vazhdojnë sulmet e tyre kundër Ukrainës, në mbështetje të Rusisë, shkruan GazetaDemos.

Lideri i ushtrisë çeçene, Adam Delimkhanov, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale i ka dërguar një mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I rrethuar nga kufomat e ushtarëve të vrarë, ai thotë se SHBA-të nuk i financojnë të vdekurit, andaj nuk duhet të përfshihen në këtë luftë.

“Udhëheqja aktuale e Ukrainës ka lënë në mëshirë të fatit të gjithë ata që, të mashtruar nga propaganda e tyre e rreme, vazhdojnë t’i rezistojnë ushtrisë ruse.  Nëse nuk i intereson të gjallët, çfarë të themi për kufomat?  SHBA-të nuk i financojnë të vdekurit, prandaj ata nuk figurojnë më në këtë situatë”, ka thënë Delimkhanov.

Mes tjerash ai ka potencuar se qyteti i Mariupolit dita e ditës është duke u pastruar.

Deklarata e plotë:

Bllok pas blloku, luftëtarët tanë trima, të udhëhequr nga Vëllai i dashur, deputeti i Dumës së Shtetit Adam Delimkhanov, po pastrojnë Mariupolin nga elementët kriminalë.  Ndryshe nga nacionalistët ukrainas, Adam Sultanovich nuk lejon trajtimin çnjerëzor të kufomave të kundërshtarëve dhe kërkon t’i marrë dhe t’i dorëzojë në tokë sa më shpejt të jetë e mundur.

Udhëheqja aktuale e Ukrainës ka lënë në mëshirë të fatit të gjithë ata që, të mashtruar nga propaganda e tyre e rreme, vazhdojnë t’i rezistojnë ushtrisë ruse.  Nëse nuk i intereson të gjallët, çfarë të themi për kufomat?  SHBA-të nuk i financojnë të vdekurit, prandaj ata nuk figurojnë më në këtë situatë.

Video:

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net