Pesë fshatra të Pejës janë përfshirë nga zjarri këtë të premte.
Zjarret janë lokalizuar teksa dyshohet se dora e njeriut i ka shkaktuar ato, njofton Klankosova.tv.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Pejës, Gëzim Gashi, në “Edicionin Special”, tha se nuk ka rrezik nga këto zjarre dhe se kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla aktive.
“Gjatë ditës ka pasur disa vatra zjarri në pesë fshatra të Pejës. Situata për momentin është në normalitet e sipër, ekipet e zjarrfikësve kanë qenë deri në orët e mbrëmjes duke intervenuar. Situata është nën kontroll dhe zjarret janë lokalizuar. Mirëpo, ende ka disa vatra të vogla që janë aktive”.
“Dyshohet se faktori njeri është shkaku i këtyre zjarreve. Mendoj se të gjitha këto vatra janë të qëllimshme dhe apeloj tek qytetarët që të kenë kujdes” tha Gashi.