Disidenti
Lajme

Imami Labinot Maliqi fton organet që të marrin masa ndaj disa “hoxhallarëve” që e kanë bërë biznes leximin e kuranit

0Shares

Imami kosovar, Labinot Maliqi, ka ngritur një shqetësim për disa “hoxhallarë” në Kosovë që e kanë bërë biznes rukjen (leximin e kuranit) dhe hixhamen (pa asnjë ditë shkollë në mjekësi, apo pa ndonjë çertifikim profesional në këtë lëmi), disa nëpër lokale e disa nëpër banesa e shtëpi të tyre, sipas tij, janë duke i dhënë imazh shumë të keq besimit tonë me sjelljet dhe veprimtaritë e tyre.

“Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ai i ka ftuar organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Disa “hoxhallarë” dhe disa hoxhallarë në Kosovë që e kanë bërë biznes rukjen (leximin e Kuranit) dhe hixhamen (pa asnjë ditë shkollë në mjekësi, apo pa ndonjë çertifikim profesional në këtë lëmi), disa nëpër lokale e disa nëpër banesa e shtëpi të tyre, janë duke i dhënë imazh shumë të keq besimit tonë me sjelljet dhe veprimtaritë e tyre.

Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve.

I ftoj organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre!

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net