Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund është shprehur në mënyrë eksplicite për Projektkodin Civil dhe të drejtat e pakicave seksuale.
Ai është shprehur ndër tjerash, se megjithëse martesat nuk lejohen lejohen bashkësitë e regjistruara civile. Sipas tij, ky projektkod i hap rrugën martesave të seksit të njëjtë.
“Gati 10 për qind e popullsisë janë pakica seksuale. Këto bashkëjetesa dhe këto bashkësi civile tashmë po ndodhin. Ajo çka po them unë është të bëhet regjistrimi. Nuk besoj që ka dikush prej juve që duhet të ndërhyjmë… realisht, neni 1138 thotë mos t’i mbyllim dhe t’i regjistrojmë.” – u shpreh kryeministri në seancën e sotme të Kuvendit.
Nuk dihet nëse mazhoranca ka votat e mjaftueshme për të kaluar projektkodin.