Një fluturake pa pilot, e cila kishte madhësinë e një avioni është rrëzuar mbrëmë në Zagrep të Kroacisë.
Rrëzimi i saj, ka alarmuar shtetin kroat, të cilët e cilësojnë si të çudithshme sesi një fluturake e pasofistikuar ka fluturuar afër një orë në territorin e anëtarëve të NATO-s e askush nuk e ka parë.
Për këtë, presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku tha se është fjala për një incident pa viktima në njerëz, porse duhet të vërtetohet se si ka qenë e mundur që të vijë deri aty.
“E dimë çfarë objekti është dhe nga ka ardhur. Ajo ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. Është një incident serioz dhe ashtu po e trajtojmë. Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata. Është fjala për një incident pa viktima në njerëz, megjithatë dhe duhet ta vërtetojmë sesi ka ardhur deri këtu. Fluturakja ka ardhur nga territori i Ukrainës, ka fluturuar ne lartësi 1300 m dhe 1000km në ore, dhe është rrëzuar ne Zagreb kur ka mbetur pa karburant, pra e ka humbur kontrollin”, ka thënë ai.
Kurse, këshilltari i ministrit të mbrojtjes së Ukrainës, Markiyan Lubkivsky, ka mohuar mundësinë që kjo fluturake të ishte nga Ukraina.
“Droni që u rrëzua në kryeqytetin e Kroacisë nuk i përket Ukrainës. Ky dron nuk kishte shenja ukrainase, kishte yje të kuq në të. Ky nuk është një dron ukrainas”, tha Lubkivsky.
Për rrëzimin e kësaj fluturake, ka reguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se, këto fluturake munden edhe të vrasin njerëz pa u vërejtur fare.
Ai thotë se Rusia e diktatorit Vladimir Putin për të mbjellur frikë e panikë ndaj liderëve të Everopës dhe Amerikës, mundet lehtë që të bëjnë atentatë kundër ndonjë lideri proamerikan.
Miftari në reagimin e tij të publikuar në Facebook, shkraun se, nga shumë vende të botës është kryeministri i Kosovës, Albni Kurti dhe Millo Gjykanoviqi i Malit të Zi mund të jenë lehtë cak i mundshëm.
Postimi i plotë:
Dronët e paidentifikuar munden jo veç me kalua shtetet e NATO-s pa u vërejtur fare nga radarët (Kroaci, Hungari) por munden edhe të vrasin!
Rusia e diktatorit rus Vladimir Putinit, njerëzit e formacionit ushtarak top sekret GRU për të mbjellur panik ndaj liderëve të Europës dhe Amerikës, sidomos kundër NATO-s për shkak embargos dhe ndihmave ushtarake që po i dhanë Ukrainës, si hakmarrje është e mundshëm lehtë edhe të bëjnë atentat kunder ndonjë kryministrit, apo kryetarit pro Amerikan e Anti-Rus, të naj shtetit të vogël në rajonet Baltike, por sidomos në Ballkan dhe liderët e Kosovës dhe Malit të Zi si Albin Kurti dhe Millo Gjukanoviq janë caku ma i lehtë i mundshëm!
Dhe si logjistikë vasal të veten ushtarakë e politikë, por edhe Ekonomikë Vlladimir Putini në Ballkan e ka Serbinë dhe Republikën Serbe!