Disidenti
Lajme

Publikon foton e porno-yllit Johnny Sins, mendon se është njëmend mjek

0Shares

Reporteri që e kishte mashtruar kohë më parë ish-emisarin e SHBA-së për  dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelli-n, Ken Klippenstein me një shaka të tillë e ka mashtruar edhe autoren dhe ish-këshilltaren politike të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Naomi Wolfe.

Klippenstein ia ka dërguar Wolf-it një fotografi të porno-yllit, Johnny Sins, në rolin e një mjeku, dhe në foto ka brendashkruar një thënie të një doktori fiktiv, John Sims.

‘Nëse vaksina ka efekt, atëherë pse duhet t’iu bësh presion njerëzve që ta marrin? Pëlqimi i informuar nënkupton t’i lësh pacientët që të zgjedhin vetë”, është thënia fiktive që i është veshur porno-yllit.

Mirëpo, sikurse Grenelli që e kishte publikuar fotografinë e një krimineli lufte duke u mashtruar se është në të vërtetë veteran lufte, edhe Wolfe, e cila njihet për shtyrjen para të teorive konspirative, e ka postuar në llogarinë e saj fotografinë e porno-yllit, për të cilin ka menduar se është mjeku me autorësinë e thënies brenda fotografisë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net