Këshilli Drejtuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i ka besuar asnjë post ish-nënkryetarit, Agim Veliu, shkruan Mitropol.
Fati i keq Veliun e ka përcjellur qysh kur u shkarkua nga pozita e ministrit nga ana e ish-kryeministrit, Albin Kurti.
Ai është lënë jashtë kryesisë së re të LDK-së, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Ndryshe, 4 nënkryetar të partisë janë caktuar: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi.