Ajo ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryrje në veprim”, e cila para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz, shkruan Gazeta Insajderi.

Insajderi sjell foto ekskluzive nga momenti kur u arrestua Milloshevici i dyshuar edhe për vrasje ne shtetin fqinj te Malit te zi.

 

Atë ditë , sipas fotove qe sjell Insajderi, ishte arrestuar edhe kosovarja Laureta Zyba, e cila ishte e shoqëruar me Mario Milloshevicin.

Konkurrentja e tanishme e Përputhen gjatë dëshmisë kishte thënë veç se ishte e dashura e Mario Millosheviçit, dhe se “Mario është njeriu më i mirë që ajo e ka takuar deri tash”. Implikimi i saj i mëtutjeshëm nga prokuroria ishte i zorshëm, edhe pse ajo për shumë muaj ishte shoqëruar me Milloshevçin, kjo pasi që komunikimi mes tyre, sipas rrëfimit të saj, ishte kryesisht përmes aplikacionit “snapchat”/ Insajderi.

Laureta Zyba tashmë është bërë pjesë e programit të dashurisë. Ajo është motra e Rrushes, e cila tashmë është pjesë e Për’puthen.