Të hënën, më 22 mars, pritet që të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërsa pas kësaj, do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë.
Qeveria Kurti do t’i ketë gjithsej 15 ministri, ndërkaq pesë prej tyre do të udhëhiqen nga gratë. Kjo sot u konfirmua edhe nga anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Demokracia.com nga burime brenda LVV-së mëson se pesë gratë që do të udhëheqin ministritë janë Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla-Schwarz, Rozeta Hajdari, Arbërie Nagavci dhe Emilia Rexhepit.
Albulena Haxhiu pritet që të kthehet si ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 2.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’i besohet Donika Gërvalla-Schwarz, e cila vjen nga lista “Guxo” e Vjosa Osmanit.
Rozeta Hajdari do të udhëheqë me ministrinë e Ekonomisë dhe Zhvillimit, ndërkaq, Arbërie Nagavci është një ndër emrat e përfolur për ministre të Arsimit.
Emilia Rexhepi e cila vjen nga komunitetet pakicë, pritet që të emërohet ministre e Pushtetit Lokal.