Disidenti
Lajme

Abdixhiku: LDK synon t’i shmangë zgjedhjet dhe të kontribuojë në formimin e institucioneve

0Shares

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur edhe një herë rreth qëndrimit të partisë së tij për formimin e institucioneve dhe për çështjen e presidentit.


I pyetur nëse LDK do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente, Abdixhiku ka thënë se partia që ai drejton synon t’i shmangë zgjedhjet, të kontribuojë në formimin e institucioneve dhe ato të jenë demokratike dhe t’i përfaqësojë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit, shkruan Reporteri.net.

“Nesër siç e dini e kemi takimin bilateral, besoj që gjatë vikendit do t’i themelojmë organet e partisë, kryesinë dhe aty do të marrim vendim për këtë çështje.

Ajo çfarë kam thënë është që LDK synon t’i shmangë zgjedhjet, të kontribuojë në formimin e institucioneve dhe ato të jenë demokratike dhe ti përfaqësojë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit. Kemi qëllim t’i shmangim zgjedhjet tashmë të përsëritura e të mërzitura tashmë për qytetarë”, u shpreh Abdixhiku para gazetarëve.

Tutje Abdixhiku tha se e konsideron sjellje të mirë të opozitës takimin e nesërm.

“Është sjellje e mirë prej opozitës, është mirë që po takohemi. Të shohim se çka do të ndodhë në takim”, u shpreh Abdixhiku.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net