Të dielën e 17 tetorit janë mbajtur zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Në Istog, gjithsej votuan 19.063 qytetarë.
Gara mes kandidatit të LDK-së z. Ilir Feratit dhe kandidatit të AAK-së z. Bekë Berisha shkojë në balotazh. Por, në garën për Kuvend Komunal istogasit duket se kishin probleme.
Gjithsej vota të vlefshme janë; 18.638 vota. Të pavlefshme; 1571. Në përqindje 8% janë të pavlefshme për Kuvendin Komunal në Istog, transmeton Disidenti.net
Në garën për Kuvend Komunal fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës me 12 këshilltarë. Më pastaj, AAK me 7-8 këshilltarë. LVV me 5 këshilltarë e PDK me 3 këshilltarë.