Pamje të reja: Burri që rrahu një grua në market, ofendon rëndë gratë tjera
0Shares
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, ka rrahur një grua në një market në Prishtinë, raporton Express
Pamjet e publikuara derisa një burrë rreh një grua në një market në Prishtinë, kanë tronditur vendin, mbrëmjen e së hënës.
Krejt këtë, ai e kishte bërë në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Video e momentit është publikuar nga Sinjali, ndërkaq KlanKosova ka publikuar një video tjetër, ku burri shihet i shoqëruar nga sigurimi i marketit, derisa ofendon gratë tjera që gjenden në market.
“Qysh ia hin ashtu femrës”, dëgjohet duke i thënë një grua që gjendej në market.