Adil Behramaj, ish këshilltar i ish Presidentit Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit, pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, tregon shumë qartë zhgënjimin e madh të qytetarëve me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Behramaj, ka theksuar se fitorja e Kurtit më 14 shkurt, ndonëse në dukje e madhe, ishte sikur fitore në tavolinë.
“Ky shtet është ndërtuar me shumë sakrificë dhe në ndërtimin e tij, Albin Kurti nuk ka kurrfarë merite. Fitorja e tij më 14 shkurt, ndonëse në dukje e madhe, ishte sikur fitore në tavolinë. Kur në njërën anë e kishim një opozitar, që ishte shkarravitur rreth 15 vjet në kërkim të pushtetit dhe në anën tjetër asnjë lider politik, sepse dikush tjetër ishte përkujdesur që t’i hiqte arbitrarisht nga politika, shumë e lehtë ishte vendimmarrja për qytetarët. Pse të mos provohej edhe Albin Kurti? Por, rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit, pak muaj pas, tregon shumë qartë zhgënjimin e madh të qytetarëve me qeverisjen e tij”, u shpreh ai.