Disidenti
Lajme

LAJMI I FUNDIT/ PDK koalicion me LDK’në në Prishtinë?

0Shares

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, gjatë debatit në Pressin është pyetur se a do të ketë koalicion në Prishtinë në mes të PDK’së dhe LDK’së.Krasniqi ka folor për kandidaturën e Uran Ismailit në Prishtinë, duke thënë se është e dhimbshme që një kandidat si Urani të mos jetë në balotazh.

“Nuk ka pasur as fushatë me të mirë se sa i Uran Ismailit në Prishtinë dhe gjynah që Urani nuk ka shkuar në balotazh”, tha Krasniqi.
I pyetur për një koalicion të mundshëm mes PDK’së dhe LDK’së në Prishtinë, ai ka thënë se për këtë duhet një diskutim me Uranin.

Ai tutje ka theksuar se do të dal në votim në raundin e dytë, pra në balotazhin që do të zhvillohet në mes të kandidatit të LDK’së Përparim Ramës dhe atij të VV’së, Arben Vitisë.

“Duhet të jetë një diskutim më Uranin, ajo që e di si një peron që jeton këtu i vynë një energji e re një ngjyrë e re. Duhet me shiku, normal që kam me votu në raundin e dytë si qytetarë i përgjegjshëm. Prishtinës i duhet një ndryshim”, tha Krasniqi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net