Disidenti
Lajme

99% aprovohet, politikani i CDU-së optimist në miratimin e njohjes së patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Politikani shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi i cili është edhe anëtar i CDU-së në qytetin Essen, është optimist në miratimin e njohjes së patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

Çështja e patent shoferëve është futur në rend dite për seancën e ardhshme të Bundesratit, e cila do të mbahet më 11 shkurt 2022.

Në një prononcim për Indeksonline, Kelmendi thotë se deri më tani çdo gjë është pozitive. Ai u shpreh optimist sa i përket miratimit, që sipas tij 99% kalon.

“Krejt punët janë duke u kryer, po të mos ishte drafti pozitiv nuk do të arrinte të hyjë as në rendin e ditës. Kjo është thuaja finale, para se të bëheshin pajtimet paraprake nuk kish ardh deri këtu hiç, kjo është një punë shumë e gjatë, ka vite. Unë në këtë grupin punues jam nga 2018, dhe është një punë e madhe. Besoj që do kalojë. Optimist jam shumë, dmth 99% kjo është vetëm punë e kryer. Është diçka thuaja e mbyllur, vetëm kërkohen shumica e votave“, u shpreh Kelmendi.

Kjo marrëveshje kosovarëve ua lehtëson punën, jetën dhe kryerjen e aktiviteteve në Gjermani, pasi që një numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë gjobitur nga autoritetet vendase në mungesë të kësaj marrëveshje.

Nuk e la të hynte në club, sigurimi sulmohet me kallashnikov në Prishtinë

Disidenti.net

17-vjeçarja nga Kosova vdes në Gjermani, u godit nga vetura teksa po shkonte në shkollë

Disidenti.net

Pamje ekskluzive/ Momenti i vrasjes së rëndë në Ferizaj, dorasi e vret 30-vjeçarin në sy të Policisë

Disidenti.net
Disidenti

99% aprovohet, politikani i CDU-së optimist në miratimin e njohjes së patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania