Disidenti
Lajme

91% e njerëzve që punojnë nga shtëpia janë më produktivë

Kur flitet për të punën nga shtëpia, njerëzit kanë dy përgjigje: një tmerr total ose kënaqësi e plotë.

Disa profesionistë përmendin rreziqet dhe vështirësitë e të punuarit jashtë zyrës, ndërsa disa të tjerë theksojnë rehatinë e të pasurit oraret dhe ambientin e dëshiruar.

Megjithatë mendohet se puna në distancë mund të rrisë produktivitetin dhe krijon besim brenda ekipit tuaj. Në fakt, sipas një studimi në Amerikë, 91% e njerëzve që punojnë jashtë zyrës janë më produktiv se sa kur ndodhen në zyrë.

Në një farë mënyre, puna remote është njësoj si të kesh disa ekipe që punojnë në vendndodhje të ndryshme.

Disa këshilla që duhet ti mbash në mend nëse punon nga shtëpia

FOTO: SHRM
  • Vendos objektiva të qartë

Për tu siguruar që të gjithë janë të lidhur me njëri tjetrin dhe puna vazhdon pa ndërprerje, mund të vendoset një limit i punës nga shtëpia deri në dy herë në javë dhe fillimisht ditët duhet të përcaktohen. Kjo e lejon ekipin të bashkohet në ditë të caktuara çdo javë dhe e ndihmon të ruaj një ndjenjë të fortë afërsie.

  • Qëndroni vazhdimisht të lidhur

Nëse po mendoni të punoni nga distanca, mos harroni se është përgjegjësia juaj që çdo gjë të funksionojë dhe duhet të qëndroni të lidhur me kolegët. Përdorni mesazhet, e-mail, telefonin, video lidhjet, etj. Mos harroni se duhet shumë punë për t’i ruajtur lidhjet kur nuk ndërvepron ballë për ballë me njerëzit.

  • Krijo një orar rutinë

Nëse shpërqendroheni lehtë kur punoni në shtëpi, ndoshta puna nga distanca nuk bën për ju. Të vendosësh një rutinë të njëjtë me atë në zyrë dhe të kesh disiplinë është shumë e rëndësishme për të shmangur shpërqendrimet.

Cila do qoftë rutina juaj kur punoni në zyrë, provoni një të ngjashme edhe gjatë kohës që punoni në shtëpi. Gjithashtu mbani një orar normal me pushime të ndërmjetme. Rregulli dhe rutina janë të rëndësishme për një punë efektive larg zyrës.

Puna nga distanca kërkon shumë përpjekje, por fleksibiliteti që ofron është i pëlqyeshëm nga të gjithë.

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

91% e njerëzve që punojnë nga shtëpia janë më produktivë