Disidenti
Kuriozitete

10 përdorime të birrës që nuk i keni ditur më parë

0Shares

Të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë këto përdorime t birrës, sepse do ua bëjnë jetën më të lehtë.

Zakonisht kur dëgjojmë fjalën birrë, na shkon mendja se sa shumë do të pihej një gotë, sigurisht, sepse është shumë freskuese.

Mirëpo çfarë nëse iu themi se ka shumë më shumë përdorime sesa vetëm si një pije freskuese për të?

Epo këto janë disa prej përdorimeve më të dobishme të birrës, të cilat do iu ndryshojnë jetën!

I ushqen flokët dhe nxitë rritjen. Birra është e pasur me vitaminë B dhe silikon, që janë përbërës kryesorë që stimulojnë rritjen e flokëve. Vetëm ktheni një gotë birrë në flokët tuaj, masazhojeni skalpin e kokës, dhe lëreni në flokë për 5 minuta. Më pas shpërlani me ujë të ftohtë.

Tërheqë lëkurën dhe e bënë më të lëmuar. Antioksidantët që përmban birra parandalojnë plakjen e lëkurës. Ajo gjithashtu e rritë aftësinë e lëkurës për të rigjeneruar veten dhe e bënë më të tërhequr. Përzieni një lugë supe birrë, një të bardhë të vezës dhe 3 pika vaj të bajameve. Lëreni në fytyrë 10 minuta dhe shpërlani.

Ndihmon me gjumin. Përbërësit e birrës kanë efekt natyral të qetësimit, dhe në fakt sugjerohet nga mjekët për personat që vuajnë nga insomania. Thjeshtë lajeni këllëfin tuaj me birrë të përzier me ujë 1:1, dhe kjo do iu bëjë të flini më shpejt.

Trajton këmbët e lodhura. Mbushni një enë me birrë të ftohtë dhe mbani këmbët për disa minuta. Kjo do të qetësoj të gjitha dhimbjet, shkruan lajmi.net.

Largon lëkurën e vdekur. Pos që funksionon si toner i fytyrës, ajo largon edhe qelizat e vdekura duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim fytyrës. Merrni 2 luleshtrydhe dhe 2 lugë birrë, dhe shtypini dhe përzieni mirë. Më pas vendosini në fytyrë dhe fërkojeni fytyrën me të. shpërlani me ujë të ftohtë.

Përdoreni për marinim. Nëse dëshironi mish të pjekur mirë në thellësi, por pa ja humbur shije, marinojeni mishin me birrë dhe mbajeni një natë në frigorifer.

Iu kthen shkëlqimin mobilieve të drurit. Lageni një leckë të butë me birrë, dhe fërkoni mobiliet mirë. Ato do të duken shumë më të reja.

Largon insektet. Të gjithë irritohemi nga mizat, mirëpo birra është zgjedhja. Vini ca birrë në një gotë dhe mbulojeni me letër alumini. Shponi disa vrima në të dhe lëreni në dhomë. Mizat do të tërhiqen për tu futur, por nuk do mund të dalin.

I jep shkëlqim metalit. Ajo ka nivel të ulët të aciditetit prandaj ndihmon në largimin e papastërtive dhe i bënë objektet e metalit plot shkëlqim.
Ndihmon në largimin e vidave të ndryshkura. Ajo zbutë ndryshkun dhe ndihmon të largohen vidat më lehtë.

Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”

Disidenti.net

Prill o im vëlla, me jep tri ditë hua, ta ngrij plakën me gjithçka ka

Disidenti.net

Studim: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

Disidenti.net