Disidenti
Lajme

9 orë nga fillimi i bisedimeve, vazhdon takimi trelateral BE-KURTI-VUÇIQ në Ohër

0Shares

Pak minuta pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ka nisur rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po zhvillojnë takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ndërmjetësim të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Takimi i nisur tash e nëntë orë, nuk ka përfunduar ende, ani pse pati një pauzë që raportohet të ketë zgjatur rreth një orë.

Kujtojmë që palët kanë takuar ndaras Borrellin dhe Lajçak e më pas kanë vazhduar në takim trelateral.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para disa orësh u ka thënë gazetarëve në Ohër se nuk dihet kur mund të përfundojnë negociatat, duke paralajmëruar se ato mund të vazhdojnë deri në mbrëmje.

Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net