Disidenti
Lajme

73-vjeçari shkon me sëpatë në shtëpinë e miqve, kërkon ta marrë gruan që iku prej dhunës së tij

0Shares

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga vëllai i gruas, e cila është viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj dhe kishte kërkuar ndihmë fillimisht nga familja e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari gjatë ditës së djeshme ka shkuar te familja e miqve, për ta marrë gruan, e cila ishte larguar nga shtëpia e tij për shkak të dhunës që ai kishte ushtruar ndaj saj.

Sinjali mëson se burri i dyshuar, 73-vjeçar, kishte shkuar me sëpatë në dorë në shtëpinë e tyre, duke kërkuar që bashkëshortja të kthehet bashkë me të.

Përballë kësaj situate, para se të ndodhte diçka më e keqe, vëllai i viktimës ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast e moshuara ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar për vite me radhë nga burri i saj.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari është dorëzuar vet në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Sëpata që u gjet në vendin e ngjarjes është sekuestruar, ndërsa ndaj burrit të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net