Pjesë e këtij grupi është edhe vëllai i njërës nga kandidatet për deputete të kësaj iniciative.
Në dëshmitë e publikuara, ku përfshihen audio, video e biseda në mesengjer, Elvis Halimaj, ka blerë votat e qytetarëve për partinë e Elbert Krasniqin nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe motrën e tij, kandidaten me numrin 18 të kësaj iniciative, Albiona Halimaj.
Burimet e Insajderit sugjerojnë se paratë e tij janë përdorur për të blerë votat e komunitetit egjiptas.
Elvis Halimaj, si përfaqësues nga diaspora del se është i afërt me Elbert Krasniqin. Kjo dëshmohet nga Facebook-u i tij, ku të gjitha postimet lidhen me aktivitetin e kryetarit të IRDK-së.
Halimaj sipas këtyre dëshmive, dyshohet se ka blerë 40 euro një votë për partinë e Krasniqit dhe kandidaten Albiona Halimaj.
Në emër të Elbert Krasniqit, Elvisi ka kërkuar votat e 5 anëtarëve të një familje në këmbim të parave.
Qytetari votat e të cilit dyshohet se i bleu Halimaj, fillimisht i thotë t`ia dërgoj 100 euro e pastaj “goditemi”. Halimaj e siguron se kush voton për këtë parti i merr 40 euro për një votë.
“Nëse osht qashtu na 5 veta jena”, i përgjigjet qytetari.
“Kush mi jep mue 200 euro nëse votojnë 5 veta”, iniston të dijë ai.
Halimaj, sipas bisedave të siguruara nga Insajderi, mundohet ta bindë qytaterin se paratë do t`i marr patjetër edhe atë përmes motrës së tij.
“Bone IRDK edhe nr 18. Unë i tham motres teme edhe zatetesh në Istog e ti jep valla”, i thotë Elvisi qytatarit me të cilin bënë pazar për pesë vota.
Për ta quar punën deri në fund, Elvisi kërkon që anëtarët e familjës së këtij qytetari ta dëshmojnë me foto votën për IRDK-në e Elbert Krasniqi dhe kandidaten Albiona Halimaj.
“Nëse mundesh me ba foto me pa ai njeri se pagun ai se une te besoj ty”, i thotë ai.