Disidenti
Lajme

26 vjeçari gjendet i vrarë rezervuarin e Maliqit: Babai në gjendje të rëndë në spital, i vëllai tenton të vrasë veten

0Shares

Martin Çeço është 26-vjeçari i cili u gjet i pajetë në rezervuarin e Maliqit pasi u mbyt me litar nga tre shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Ka qenë lidhja me një vajzë ajo që i ka shkaktuar probleme të riut dhe para pak ditësh i mori edhe jetën.

Xhaxhai i Martinit duke folur për mediat ka deklaruar se babai i 26-vjeçarit ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike në spital ndërsa vëllai më i madh i Martinit ka tentuar të vrasë veten.

Katër ditë kishte ndenjur në rezervuar. Mbrëmë ai hodhi thonjtë të mbyteshe vetë, se nuk e përballon dot se janë edhe të rinj, 33 vjeç është ai i madhi. Shkon në Mal të Zi dhe punon. Tani ka nja 3-4 muaj që ka shkuar në Tiranë. Janë të rinj dhe nuk e përballojnë gjënë kështu. Do mbytej vetë nëse nuk do të kisha qenë unë.

Ndërkohë më herët, Katerina Ago ka deklaruar për mediat se vëllai i saj i kishte treguar se ishte kërcënuar nga disa persona por nuk e dinin se nga kush dhe pse. Ajo u shpreh se i vëllai jetonte me babain dhe se i kishte treguar se ishte i lidhur me një vajzë.

“Unë jetoj ne Greqi. Vëllai më ka marrë në tel 3 ditë para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk me tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcënonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar qe e kërcënonin disa persona por arsyet dhe emrat w tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rendë psikologjike ne spitalin e Korçës”, tha ajo.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net