Disidenti
Lajme

100 eurot shtesë për muajin prill, Murati tregon se kur do të dalin për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

0Shares
Murati tregoi se kur do t’u dalin 100 eurot e Qeverisë punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve, teksa bëri me dije se ky proces është ende i hapur dhe janë duke i pritur aplikimet.

“Procesi është ende i hapur dhe po presim aplikimet. Prej javës së ardhshme e tutje do të formohet Komisioni Shqyrtues ku do të trajtojë aplikimet dhe pastaj do të mund të fillojë pagesa për këtë kategori”, bëri të ditur Murati.

Murati shtoi se javën tjetër do të bëhet një Komision Shqyrtues për të vlerësuar aplikimet e më pas do të fillojë ekzekutimi i pagesave.

Ndërsa, sa ju përket studentëve ministri i Financave tregoi platforma e aplikimit është drejt finalizimit dhe së shpejti do të hapet.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net