Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Zvicra e Kosova ndahen miqësisht

Ndeshja miqësore, nga shumë e konsideruar edhe si vëllazërore, ashtu edhe ka përfunduar. Të dy skuadrat u ndanë baras.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit ka përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë.

Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.

Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar.

Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan përmes Jordan Lotombas.

Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive.

Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net