Disidenti
Lajme

Zvicër: Kosovari i bëri pritë ish gruas në pyll, dënohet me 7 vjet e gjysmë burg

0Shares

Gjatë janarit të vitit të kaluar, një burrë nga Kosova i bëri pritë ish gruas së tij në bjeshkët pranë qytetit zviceran Friedhofs Brügg. Si në skenat e filmave hollivudianë ish burri kishte marrë një thikë dhe një rrip.

Në vend që gruaja nga Brügg të merrte djalin e përbashkët me të, ajo do grabitej dhe do dërgohej në pyll. Burri ia kishte mbyllur gojën dhe kishte filluar ta keqtrajtojë.

Por me dy gjëra nuk e kishte llogaritur skenarin burri: se viktima e tij do luftonte deri në fund dhe se në pyll ata nuk ishin vetëm. Kjo mjaftoi për dëshmi dhe që ai të shpallet më vonë i fajshëm.

Pas paraqitjes së rastit në polici, menjëherë është ngritur ecuri penale për ish bashkëshortin, ku me vendim të Gjykatës, tash ai është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net